E ardhmja e sulmuesit belg Romelu Lukaku te Roma është ende në dilemë. Lojtari erdhi në momentet e fundit në formë huazimi nga Chelsea, ndërkohë që vedhekuqtë duhet të paguajnë rreth 40 milionë euro për të siguruar 100% kartonin e tij.
Kjo shumë duket pak e lartë, ndaj dhe Arabia Saudite është gati të ndërhyjë për të marrë lojtarin. Sipas mediave italiane, ekipi i Al-Hilal është gati të paguajë këtë shumë, duke i ofruar 60 miliomnë euro Lukaku për dy sezonet e ardhshme.
Aktualisht, sulmuesi arkëton rreth 70 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërkohë që nga Arabia kjo shumë do të ishte më e lartë. Një shumë që do të lakmonte këdo, përfshi edhe Romelu Lukaku, që mund të nisë një aventurë të re.
Te Roma janë në pritje për të mësuar të ardhmen e sulmuesit, pasi shumë gjëra do të varen edhe nga vendimi që do të marrë trajneri Jose Mourinho. Këtë sezon, 30-vjecari ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje në total.