Do të vendosë drejtësi në finalen e Superkupës mes Partizanit dhe Egnatias!
Enea Jorgji nuk ka shumë kohë për të festuar çmimin “Arbitri më i mirë i vitit”, pasi sot do të zbarkojë menjëherë në fushë.
Elbasanasi është i zgjedhuri për të vënë drejtësi në finalen e Superkupës mes Partizanit dhe Egnatias.
Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, teksa në VAR do të survejojnë Kreshnik Barjamaj dhe Emanuela Rusta. I katërt është Florjan Lata.