Piotr Zielinski është vendosur në qendër të merkatos, ku Juventusi dhe Interi kërkojnë shërbimet e tij.
Kontrata e polakut me Napolin skadon më 30 qershor dhe lojtari përfaqëson në mënyrë perfektë identikitin e lojtarit që bardhezinjtë kërkojnë.
Në pjekuri të plotë, ai ndërthur sasinë thelbësore për rolin me cilësonë. Ai ka një pagë prej rreth 3 milionë euro neto dhe paga e tij është brenda mundësive të bardhezinjve. Zielinski e njeh mirë Xhiuntolin, drejtorin sportiv të Juventusit, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Napolit.
Kërcënimi i madh për “Zonjën e Vjetër” është Interi. Marota, një ekspert i transferimeve me parametra zero, ka kohë që e vrojton mesfushorin polak dhe është gati të bëjë lëvizjen e madhe për ta sjellë në Milano.