RB Leipzig është shumë afër nënshkrimit zyrtarisht të qendërmesfushorit nga Maqedonia e Veriut.
Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano.
Sipas Romanos, Leipzigu ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Elmasin pasi negociatat me Napolin janë në fazën përfundimtare.
Tarifa e transferimit është prej 25 milion eurove dhe së shpejti pritet të prezantohet edhe zyrtarisht.
Mesfushori 24-vjeçar te Napoli është bashkëlojtar me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani.