Shiriti i kapitenit dhe dëmtimi në gju

Futboll

Shiriti i kapitenit dhe dëmtimi në gju

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Tibo Kurtua

Tibo Kurtua nuk do të jetë i gatshëm që të luajë për Belgjikën në kampionatin europian Gjermani 2024.

Vetë lojtari pohoi për mediat belge se ai do të mungojë në eventin e rëndësishëm, pasi ka nevojë ende për kohë që të mund të rekuperohet nga dëmtimi serioz në gju.

31-vjeçari u shpreh se nëse është me fat, do të jetë i aftë që të luajë ndonjë ndeshje në maj, por ai kurrë nuk do të jetë në 100% të aftësive të tij për turneun, kështu që gjykon se duhet t’ua lejë vendin futbollistëve në formë më të mirë.

Kurtua këputi ligamentin në gjurin e majtë gjatë stërvitjes në gusht dhe ka qëndruar jashtë pas kryerjes së një operacioni kirugjkial. 31-vjeçari qartësoi se vendimi i tij për të mos marrë pjesë në europianin e ardhshëm, nuk duhet intepretuar si një lamtumirë për kombëtaren.

Lojtari i Real Madrid pati një përplasje në qershor me trajnerin Domeniko Tedesko, e më pas u largua nga përfaqësuesja. Tekniku Tedesko u justifikua se Kurtua ishte ndjerë i nenglizhuar për shiritin e kapitenit, por lojtari u shpreh se kishte vënë re një mungesë vlerësimi të përgjithshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat