“Kuqezinjtë” e kërkojnë në janar

Futboll

“Kuqezinjtë” e kërkojnë në janar

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:37
Jonathan David

Pavarësisht se objektivi kryesor i merkatos së dimrit është afrimi i një lojtari cilësor në mbrojtje, bordi i “Kuqezinjve” të Milan, nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi kërkon të afrojë edhe një “bomber” të ri për sulmin, ku në “listë” deri më tani janë 3 emra, Jonathan David i Lille, Serhou Guirassy i Stuttgart, si dhe “ylli” nigerian, Akor Adams i Montpellier.

Ky i fundit u transferua te francezët, gjatë merkatos së verës, nga norvegjezët e Lillestrom, për shifrën e 4.5 milionë euro, teksa deri më tani ka shkëlqyer në Ligue 1, duke shënuar 7 gola, në 16 ndeshje.

Për 23-vjeçarin interesohen gjithashtu edhe “Çekanët” e West Ham, e mesa duket këta të fundit janë më të favorizuar për transferimin e tij, me nigerianin që “ëndërr” ka kalimin në Premier League.

“Jemi në mes të sezonit dhe mendoj vetëm për Montpellier, por di të them që Premier League është ëndrra e çdo fëmije.

A do bashkohem me Chukwuezen te Milan?

Është ende herët për të folur, por Chuk është një futbollist shumë i mirë dhe të gjithë e dinë se Milan është një nga klubet më të mira në botë.

Tani për tani nuk mund të them asgjë, por të gjithë tifozët e futbollit e dinë se Milani është një klub madhështor.

Jam i vetëdijshëm për këtë, por deri më sot nuk kam qenë kurrë në Itali”,- u shpreh “bomberi” nigerian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat