Skënderbeu do të udhëtojë në Shkodër për të sfiduar Vllazninë në “Lor Boriçi”, sfidë e vlefshme për javën e 18-të të Superiores, e cila do të luhet ditën e premte në orën 17:00.
Një duel që do të jetë shumë i luftuar me dy ekipet që kërkojnë vetëm fitoren.
Lajm i mirë për Ivan Gvozdenovic është se do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm.Trajneri serb ka të plotë organikën dhe ndaj kuqebluve do të ketë fatin të zgjedhë më të mirët.
Korçarët prej dy javësh nuk e njohin fitoren dhe ditën e premte në Shkodër do të synojnë rikthimin te triumfi në kampionat për ta mbyllur vitin siç duhet. Në këtë mënyrë Gvozdenovic do të jetë “all-in” në fushën e lojës për të rrëmbyer 3 pikët ndaj djemve të Qatip Osmanit.