Arbër Abilalija ka fituar trofeun e parë si trajner, që sipas vlonjatit kjo është një përgjegjësi më e madhe sesa kur je lojtar.
Trajneri i të kuqve pohoi se i kishin llogaritur të gjitha varacionet e Egnatias dhe nuk e fshehu gëzimin për fitimin e Superkupës. Ai pohoi se nga trofetë nis gjithçka.
“Jam i lumtur që fitojmë një trofe. Arritëm që të ktheheshim te fitorja duke marrë një trofe të tillë është kënaqësi më e madhe.
Nuk bëj parashikime të tilla, por duke bërë presionin lart portieri i Egnatias gaboi, madje jo vetëm te rasti i golit, por edhe 2-3 herë të tjera, por që nuk i shfrytëzuam.
Si erdhi loja, tek ndeshje, rëndësi ka fitorja, e cila erdhi ndaj një ekipi cilësor si Egnatia.
Ndryshimi i skemës së Egnatias?
Një variante ishte kjo, pasi Egnatia nuk do të pajtohej po ta kishim rezultatin ne në favor.
Ndryshuam edhe ne dhe donim të shfrytëzonim shpejtësinë e Mensah dhe Kekos. I patëm mundësitë me atë, por nuk finalizuam.
Arritëm të rezistonim dhe më pëlqeu sjellja e gjithë linjës definsive. Ndeshje e rëndësishme dhe varacionet e Egnatias i kishim llogaritur. I shfrytëzuam dhe fatmirësisht rritëm që të fitonim trofeun
Kënaqësia si trajner dhe lojtar
Emocioni kur je përgjegjës për 22 apo 30 lojtarë është më i madhe, pasi si lojtar përgjegjësia është individuale. Kur je trajner në fushë luajnë lojtarët, të cilët duhet të zbatojnë detyrat që u ngarkon.
Gjithsesi, trofeu shkon në raftet e Partizanit. Kjo ka rëndësi dhe mbi trofe ndërtohet gjithçka.