Partizani është SUPERKAMPIONI i Shqipërisë. “Demat” mposhtën Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në finalen e Superkupës. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të të sfidës pas një gafe të Alen Sherrit.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
“Si lojë e dominuam ne, një gabim që mendoj se duhet të evitohej, por ndodh në futboll. Jam i kënaqur me atë që dhamë, shohim vazhdimësinë. Nuk jam i pakënaqur me penalltinë e humbur, zgjedhje e lojtarit.
Në ato momente e kishim lojën në kontroll dhe mund të ishte ndryshe, por i urojmë suksese Partizanit”, është shprehur Tetova.