Stuttgart po kalon formë të mirë në kampionatin gjerman.
Ata si vendas e mposhtën me rezultat 3:0 Augsburgun.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, u paraqit nga minuta e parë për Augsburgun.
Undav (18'), Guirassy (45+1') e Fuhrich (69’) shënuan për triumfin e Stuttgartit.
Augsburg është në vend të 12-të me 18 pikë e Stuttgart në të tretin me 34 sosh..