Barcelona fiton, por Xavi sulmon lojtarët e tij

Futboll

Barcelona fiton, por Xavi sulmon lojtarët e tij

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:02
Xavi Hernandez

Fitorja 3:2 e Barcelonës në kampionat ndaj Almerias nuk ka qetësuar aspak Xavi Hernandez.

Trajneri i katalanasve është shfaqur në konferencë për shtyp i inatosur me lojtarët e tij, duke i kritikuar hapur ata.

“Pjesa e parë ishte e papranueshme, presioni dhe agresiviteti nuk ishin të pranueshme.

Ose vrapojmë si kafshë, ose nuk arrijmë te topi,

Nuk jemi Barcelona e vitit 2010 por vitin e kaluar ishim agresivë dhe kishim shpirt.

Ose heqim dorë nga kjo që po bëjmë, ose nuk do të arrijmë asgjë.

Duhet të zgjohemi, nëse nuk do të vijë loja, duhet të kemi shpirtin.

Nuk është se jam inatosur tani. Jam ankuar për mungesën e shpirtit të skuadrës time.

Topi të përcëllon dhe ata e ndjejnë presionin. Unë duhet të jem më kërkues me lojtarët, por edhe t’i mbroj.

Vërshëllimat nga tribunat janë normale.

Nuk më pëlqejnë dhe nuk kam vërshëllyer asnjëherë askënd në jetën time, por i kuptoj njerëzit. Nuk mundet që të mos tregojmë shpirtin tonë. Në shenjë respekti ndaj klubit, duhet të japim gjithmonë maksimumin dhe në pjesën e parë nuk ishte kështu”, deklaroi Xavi pas sfidës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat