Arsim Lamallari ishte njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur Sileksi në këto dy sezonet e fundit. Mbrojtësi nga Shkpi luajti me mjaft sukses te Sileksi, duke shënuar edhe disa gola mjaftë të rëndësishëm.
Portali maqedonas ‘Makfudbal’ e kishte zgjedhur në ekipin më të mirë për sezonin 2022/23.
Pas përfunimit të kontratës, Lamallari është ndarë me klubin dhe tani është në kërkim të sfidave të reja.
Paraqitjet e mira me fanellën e Sileksit kanë ndikuar që për futbollistin shkupjan të interesohen disa klube në vend dhe jasht saj.
28-vjeçari ka marrë oferta shumë serioze nga disa klube të njohura në elitën e futbollit për t’u transferuar gjatë kësaj merkato të dimrit.
Se ku do të vazhdoj karrierën Arsim Lamallari mbetet të shihet në ditët dhe javët në vijim.