Interi shokohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” duke u eliminuar nga Kupa e Italisë.
Bologna ka shënuar fitores pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Interit, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Lautaro Martinez dështoi nga penalltia në minutën e 65-të, duke lëshuar rastin më të mirë për Interin
Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, u paraqit 83 minuta për Interin.
Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Në minutën e 92-të, Carlos Augusto shënoi gol të bukur me kokë, 1:0 për Interin.
Sa vlen kjo kur mysafirët përmbysin gjithçka me dy gola e për katër minuta.
Beukema (112') e Ndoye (116') shënuan për fitoren e Bologna-s.