Marco Reus hoqi dorë nga shiriti i kapitenit në fund të ciklit 2022-2023, çka befasoi jo pak tifozët verdhezinj.
Në vigjilje të sezonit aktual, 34- vjeçari është detyruar të pranojë minuta me pikatore, por që nuk janë përtypur mirë.
Pikërisht situata në fjalë ka ndezur “gjakrat”.
“Sky Sport.de” zbërthen prapaskenën në kampin e vërdhezinjve. Marko Rojs, i pakënaqur, ka filluar të krijojë klane kundër Terziçit, me qëllim shkarkimin e këtij të fundit.
Mbyllja e aventurës me klubin e zemrës në pankinë do të rezultonte fundi i hidhur për Rojsin, por që në trajtën aktuale, ai nuk ka alternativë tjetër, nëse nuk ikën trajneri 41-vjeçar.