Pas UEFA-s, edhe FIFA mbajti qëndrim për projektin e Superligës, pas ligjërimit të kësaj të fundit me vendimin e sotëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED). Kjo është deklarata e publikuar nga organi më i lartë ndërkombëtar i futbollit:
“FIFA ka marrë parasysh vendimin e lëshuar sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me kompaninë evropiane të Superligës SL. FIFA tani do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat e lidhura përpara se të komentojë më tej.
Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fuqishëm në specifikën e sportit, duke përfshirë strukturën piramidale, në të cilën bazohen meritat sportive dhe parimet e ekuilibrit konkurrues.
Futbolli solidar i detyrohet historisë së tij të gjatë të suksesit, parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe shoqatat e saj të lidhura do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën”.