Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka mbetur në vendin e 65-të në renditjen e fundit të ranglistës së FIFA-s për vitin 2023.
Në ranglistën e dhjetorit Maqedonia ka mbetur me 1362.17 pikë, pa ndryshime në pozitën e renditjes së FIFA-s.
Ndeshjet e fundit këtë vit për Maqedoninë ishin në nëntor në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024, kundër Italisë dhe Anglisë, kështu që siç pritej tani nuk ka pasur ndryshime në listë.
Në krye të renditjes së FIFA-s është kampionia aktuale e botës, Argjentina me 1855.2 pikë, para Francës së dytë me 1845.44 pikë dhe në pozitën e tretë është Anglia me 1800.05 pikë.
Maqedonia e pret shortin për sezonin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s (2024/2025) më 8 shkurt në Paris të Francës. Sezoni i ri i Ligës së Kombeve të UEFA-s është planifikuar të fillojë në shtator - 2024 dhe do të përfundojë me ndeshjet play-off, play-off në mars – 2025.