Afati kalimtar dimëror pritet të jetë interesant edhe në Maqedoninë e Veriut në futboll.
Shkendija si gjithmonë është interesant duke pasur parasysh se ka buxhetin më të madh në Maqedoni, informacionet e fundit bëjnë me dije se tetovarët janë shumë të interesuar për Webster Ronaldon (22 – vjeçar), sulmuesi i Bregallnicës i cili në gjysmëstinorin e kaluar ka luajtur shumë mirë.
Ditët e kaluara ka pasur kontakte, por problem për tetovarët është se ai ka kontratë të vlefshme me “të kaltrit” e Shtipit, që do të thotë se duhet të paguajnë dëmshpërblim nëse duan të kenë në radhët e tyre futbollistin nga Xhamajka.
Për Ronaldon u interesuan edhe dy klube të tjera dhe për shërbimet e tij ka oferta nga klubet e vendi të tij, nga Xhamajka.