Periudha e transferimeve dimërore në kampionatin kroat fillon më 7 janar dhe do të zgjasë deri më 6 shkurt.
"Trajneri i Osijekut, Zoran Zekiq, dëshiron të rifreskojë mesfushën dhe ka gjetur lojtarët për këtë.
Agjenti i futbollistit të kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba (22 vjeç) ka kohë që është në kontakt me drejtuesit e “bardh e kaltërve”.
Ky është një lojtar nga Ballkani, klub me të cilin Dinamo ka luajtur në fazën e grupeve të Conference League.
Zyba vlen 500.000 euro. Këtë sezon ai luajti 26 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe ka pas një asistim.
Shqiptari Enis Çokaj (24 vjeç) mund të kthehet në HNL.
Për gjigantin grek Panathinaikos, ai luajti vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon dhe ka një asistim.
Ai nuk u regjistrua për garat evropiane sepse klubi i Athinës nuk llogarisë seriozisht tek ai.
Ai ishte lojtar i Lokomotivës nga shkurti i vitit 2018 deri në shtator 2022.
Osijeku do ta merr si huazim”, - shkruan media kroate “24 sata”.