Sokol Cikalleshi vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe për ekipin e Konyaspor.
Skuadra e shqiptarit po luan momentalisht ndeshjen përballë Samsunspor në transfertë ku po udhëheq me rezultatin 0:1.
Ai që shënoi golin është pikërisht Sokol Cikalleshi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 29 të sfidës. Ai goditi me mjaft klas, duke ekzekutuar një penallti “Panenka”.
Për Cikalleshin ky është goli i shtatë në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që numëron edhe dy asistime.