Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi”, takim i cili është i vlefshëm për javën e 18-të.
Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00. Shkodranët në këtë sfidë vijnë të motivuar, teksa ia kanë dalë të fitojnë në dy takimet e fundit.
Por jo çdo gjë shkon në favorin e tyre. Qatip Osmani është me “dhimbje koke” dhe në “hall” për këtë duel.
Timonieri i kuqebluve do të vuajë mungesën e dy prej titullarëve. Kartonët “sakatojnë” kuqebluve, pasi dy futbollistë kryesorë do të jenë të pezulluar.
Bëhet fjalë për Esin Hakaj që u ndëshkua me karton të kuq sapo gjyqtari mbylli Klasiken e Shqipërisë, ndërsa Gerald Smajli u ndëshkua po ndaj Tiranës me karton të verdhe dhe ka plotësuar kështu numrin 4 të tyre.
Në këtë mënyrë, Osmani do të duhet të improvizojë formacionin në të dy krahët e mbrojtjes dhe duhet të gjejë zëvendësuesit e Hakajt dhe Smajlit.