Interi “rrëmben” me parametra zero kampionin e Italisë

Futboll

Interi “rrëmben” me parametra zero kampionin e Italisë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:44
Piotr Zielinski

Interi “rrëmben” me parametra zero kampionin e Italisë!

Tashmë mungon vetëm firma, për t’u quajtur lojtari më i ri i “zikaltërve” të Interit.

“Fantazisti” i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski është nga ata lojtarë, që mund të konsiderohet si specialistë të Serie A, ku me “Blutë” e tij, polaku ka arritur të fitojë, Kupën e Italisë, në vitin 2019-2020, si dhe kampionatin sezonin e shkuar, mirëpo duket se “aventura” e tij në jugun e Italisë, po shkon drejt fundit.

Mesfushori polak, tashmë 29-vjeçar, duket se do të ndërrojë ekip në fundin e këtij sezoni, mbi të gjitha, si një lojtar i lirë, me kontratën e tij, që skadon në qershorin e vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka ndërmend të firmosë me “Blutë”, me skuadrat e Roma, Lacio e Inter, që kërkojnë me ngulm shërbimet e “fantazistit” dhe duket se njëra prej tyre ia ka “rrëmbyer zemrën”.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes italiane, “La Repubblica”, ekipi i ri i Zielinski do të jetë pikërisht gjysma “zikaltër” e Milanos, Interi, me drejtorin sportiv, Piero Ausilio, që duket se ka “peshkuar” një tjetër lojtar me parametra zero, i cili do të ndihmojë jo pak, teknikun Simone Inzagi, sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat