Kampioni vjeshtor i Bezirksliga, Kosova e Dusseldorfit, e ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Kryetrajner i ri është emëruar Petrit Rushiti.
Synimet e klubit kuqezi me president Bujar Neziri, janë që të ngjiten në Landesliga.
“Me kënaqësi ju informojmë që klubi ynë me sukses ka arritur të mbyllë marrëveshjen me trajnerin e njohur, Petrit Rushiti.
Trajneri Petrit Rushiti vjen me një bagazh si lojtarë e po ashtu si trajner në Kosovë.
Ishte pjesë e skuadrës A&N si kryetrajner kohën e fundit e po ashtu si pjesë e stafit të Arbnor Morinës në Ferizaj, ishte pjesë e KF Drenicës, KF Vitia dhe Ferizaj (juniorët).
Rushiti trajner me ambicie të mëdha i cili do të na ndihmoj shumë në arritjen e objektivave tona si klub.
Petrit Rushiti është i pajisur me licensen A të UEFA-s e gjithashtu edhe licencë për trajner kondicional ku njihet për përgatitjen fizike të lojtarëve.
Me Petritin ne i kemi dhënë frymë të re klubit tonë dhe do mundohemi që së bashku të arrijmë rezultate të mëdha.
Ne Petritit i urojmë fat, suksese e mirëseardhje në klubin tonë”, njofton FC Kosova.