Albi Xhabrahimi është goditja e parë e Vorës në merkato. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Besës, por edhe i Erzenit, Korabit dhe Tërbunit.
"Zyrtare! Albi Xhebrahimi është futbollisti i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Albi Xhebrahimi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!
Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Albi Xhebrahimi është aktivizuar me ekipe si Besa, Terbuni, Erzeni dhe Korabi.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen sulmuesit Albi Xhebrahimi dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë", njofton FC Vora.