Te Milani ai po jeton një ëndërr dhe për kuqezinjtë i tha jo Barcelonës në verë.
Referenca është për Tijjani Reijnders, një shtyllë e mesfushës së Piolit, për të cilin vetë holandezi përdori fjalë të ëmbla.
Ish-lojtari i Az Alkmaar, ndër të paktët ende pa lëndime në Milanello, vlerëson futbollin sulmues të “Djallit”, një faktor që ndikoi në zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Milanin.
“Duke folur me Piolin, zbulova se klubi më kishte ndjekur gjatë gjithë vitit dhe trajneri e dinte saktësisht se çfarë mund të shtoja në ekip dhe gjithashtu kishte qenë shumë i qartë për rolin tim si mesfushor sulmues,” zbuloi lojtari i lindur në vitin 1998.
“Pioli është një trajner me mentalitet sulmues, shumë nga materialet e tij stërvitore fokusohen në zgjidhjet e futbollit dhe si të shpëtosh nga presioni.
Ky mentalitet më tërhoqi. Milani është një klub i madh, që synon të dominojë ndeshjet”.
“Roli që Barcelona kishte në mendje për mua ishte më pak i përshtatshëm për karakteristikat e mia. Golat sezonalë? Këtë vit ne kemi një shtysë më shumë: Milani dhe Interi kanë nga 19 tituj kombëtarë dhe ne duam ta vendosim të parët yllin e dytë në fanellën tonë. Për më tepër, klubi është pa dyshim i njohur për sukseset e tij evropiane. Te Milani kërkohet rikthimi i lavdisë”.