Egnatia luftoi deri në sekondën e fundit për të fituar Superkupën, por për fatin e keq të rrogozhinasve kjo gjë nuk ishte e mundur.
Një duel që u vendos nga episode, por që edhe kjo tani pak rëndësi ka.
Të rrogozhinasit nuk ëhstë bërë dramë diçka e tillë, por gjithsesi duket se ka një “çështje”.
Bëhet fjalë për Emiliano Mustën. Futbollisti pavarësisht se ishte përgatitur me ekipin para sfidës, gjatë ndeshes që u luajt në “Air Albania” nuk ishte as në stolin e rezervave dhe as në tribunë.
Nga sa mësohet bëhet me dije se ka një pakënaqësi mes Tetovës dhe Mustës.
Sipas shtypit të shkruar trajneri i rrogozhinasve ka “dënuar” lojtarin për thyerje të rregullave disiplinore. Sih-lojtari i Partizanit do të jetë i dënuar me një afat të pacaktuar.