Ardit Iljazi nuk do të jetë pjesë e Teutës së Durrësit.
Mbrojtësi shqiptar nga Gostivari ka mbyllur aventurën me skuadrën nga Superliga shqiptare, pas gjashtë muajve të kaluara në ekipin e Teutës.
Ai te Teuta u transferua nga Erzeni ku luajti më herët.
Kjo ishte eksperienca e parë e Ardit Iljazit në kampionatin shqiptar, përderisa më herët ka luajtur për Shkupin në Maqedoninë e Veriut dhe Gostivarin, nga aty ku është rritur si profesionist.
Ardit Iljazi në merkaton e janarit do të kërkoj ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij.