Gjysma e Inter Miamit bëhet Barcelonë

Futboll

Gjysma e Inter Miamit bëhet Barcelonë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:10
Messi e Saurez

Skuadra e Major League Soccer (MLS), Inter Miami, ka nënshkruar një nga marrëveshjet më ikonike të dekadës.

Klubi i David Beckhamit ka bashkuar Lionel Messin me Luis Suarezin. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, uruguaiani ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me opsion zgjatjen më tej.

8 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është pa dyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe me mbërritjen tek Inter Miami klubi nga Florida fitoi trofeun e parë.

Tek kjo skuadër janë transferuar gjithashtu Jordi Alba e Sergio Busquets, praktikisht gjysma e Barcelonës së viteve më parë.

Luis Suarez u largua nga Atletico Madridi në qershor 2022 dhe u kthye në klubin e tij të fëmijërisë, në Uruguaj, te Nacional, skuadër me të cilën fitoi titullit, duke shënuar 8 gola në 14 paraqitje.

Ai u largua nga klubi i tij i fëmijërisë për t’u bashkuar me klubin brazilian Gremio. 36-vjeçari e udhëhoqi skuadrën braziliane afër titullit, por në fund nuk arriti ta fitonte pasi Palmeirasi grumbulloi dy pikë më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat