Rreth 14 mijë vota kanë qenë për golin më të mirë të fazës grupore të Ligës së Konferencës, dhe një pjesë e tyre kanë shkuar për Almir Kryeziun, sulmuesin e Ballkanit.
Ballkani e pati mposhtur Dinamon e Zagrebit 2:0 në Prishtinë, ndërsa supergol realizoi Almir Kryeziu.
Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 44-t për 1:0, me asistim të Qëndrim Zybës.
Ishte ndeshja e dytë e fazës grupore të Grupit C të Ligës së Konferencës.
Megjithatë, goli i Kryeziut është votuar si i dhjeti më i miri në fazën grupore.
Ballkani e mbylli fazën grupore të Ligës së Konferencës në vendin e fundit me katër pikë në gjashtë ndeshje.