Ultrasit e Lorientit kanë reaguar në një mënyrë origjinale ndaj ecurisë së dobët të skuadrës së zemrës në Ligue 1. Që nuk fiton prej 8 ndeshjesh.
Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris, ka siguruar vetëm dy fitore në 17 javë kampionat, duke u renditur në vendin e parafundit me 12 pikë.
Humbja 4-0 përballë Brest ka sjellë “shpërthimin” e ultrasve francezë, të cilët kanë hedhur 400 kg peshq të kalbur jashtë qendrës stërvitore.
Protesta e tifozëve të Lorientit është bërë virale në rrjet, ndërkohë që në pankartën e tyre lexohet: “Të kalbur si ju”.
Situata është e ndjerë edhe në dhomat e zhveshjes. Aty ku nuk ka munguar debati me tone të ashpra mes trajnerit dhe zv. kapitenit Vincent Le Goff.