Me mungesa në transfertën ndaj Lecces së Ylber Ramadanit!
“Zikaltërit” e Inter dështuan, në fazën e parë të Kupës së Italisë, teksa në “mitikun” e Milanos, Xhuzeepe Meaza” është mundur në kohën shtesë nga “Emilianët” e Bolonja-s, duke i dhënë kështu “lamtumirën”, në një fazë shumë të hershme, një kompetiiconi, që e fiton prej vitesh radhazi tashmë,
Mirëpo, eliminimi në Kupë nuk është i vetmi problem i “zikaltërve” dhe teknikut Simone Inzagit, me këtë të fundit, që në transfertën e kësaj fundjave, ndaj skuadrës së Lecces, pjesë e së cilës është edhe mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, tekniku italian nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Lautaro Martinez.
Kështu, francez i sulmit, Markus Turam, pritet të “shoqërohet” në sulm nga austriaku Marko Arnautoviç, i cili deri tani nuk ka bindur me performancat e tij, pra transferta ndaj skuadrës së Ramadanit, do të jetë një lloj testi i ri dhe i “fundit” për 34-vjeçarin.