Erik ten Hag ka insistuar se ai është i lumtur me skuadrën e tij te Manchester Unitedi dhe po u beson lojtarëve të lënduar që kur të rikthehen ata do ta përforcojnë klubin e tij.
Unitedi pret ta kalojë në qetësi merkaton e janarit, me klubin që është i fokusuar në shitjen e dyshes, Jadon Sanchon dhe Donny van de Beekun.
Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm i lojtarëve do të rikthehen në aksion, përfshirë këtu Casemiron, Lisandro Martinezin, Mason Mountin, Harry Maguiren dhe Tyrell Malacian.
I pyetur në mundësinë për të bërë transferime, Ten Hagu tha: “Jam i lumtur me skuadrën aktuale.
Kur të rikthehen lojtarët, ne do të kemi një skuadër të mirë. Jam i sigurt që kur të gjithë lojtarët të rikthehen, Casemiro, Martinez, Mount, ne do të jemi më të fortë pas merkatos”.