Përveç Lautaro Martinez, Interi rrezikon ta mbyllë vitin 2023 edhe pa Federico Dimarcon, i cili është diagnostikuar me një problem muskulor.
Interi njoftoi këtë të premte se reprezentuesi i Italisë iu nënshtrua analizave që treguan një problem muskulor në aduktorin e kofshës së majtë.
Në njoftim gjithashtu u tha se “gjendja e tij do të rivlerësohet gjatë ditëve në vijim”.
Le condizioni dell’esterno nerazzurro 👇
— Inter (@Inter) December 22, 2023
Kësisoj, Dimarco besohet se do të mungojë në ndeshjen ndaj Lecces të shtunën, teksa mbetet në dyshim për përballjen e javës së ardhshme, ndaj Genoas.
26-vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe kontribuar me pesë asistime.