Vllaznia ka fituar 5:0 kundër Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 18 të Superiores. “Manita” kjo e shkodranëve, që i sjellin Skënderbeut humbjen më të thellë këtë sezon.
Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviq.
Çfarë nuk shkoi?
“Nuk ishim mirë, shumë dobët. Nuk kuptoj nga golat, ishin 4 gabime elementare, e çuditshme. Vllaznia e meritonte të fitonte sot, urime.”
Skënderbeu ka luhatje, iu ka ndodh dhe fazën e parë e njëjta situatë.
“E drejtë profesor(Nevil). Jo vetëm Skënderbeu, po shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi. Vetëm Egnatia ka shumë fitore. Te goli ishte gabim. Nuk kuptoj si ka mundësi, por prap ky është futboll dhe kemi kritika".