Pioli: Na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon

Futboll

Pioli: Na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 00:02
Pioli

Pioli: Mund të kishim shënuar 4 gola, duhet të punojmë për t’u bërë ekip i madh

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Salernitanës. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili në deklaratën e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, ndër të tjera u shpreh:  

Çfarë ju lë ky barazim?

“Na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon.

Nuk ishte e lehtë të dilnim nga ngërçi dhe ia dolëm, më pas bëmë gabime që nuk mund t’i përballojmë.

Në fund u rikuperuam dhe morëm një rezultat pozitiv, por kjo nuk është performanca që ne donim të bënim në fushë”, tha Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat