Frosinone e pafat, Juventusi importon tre pikë 

Futboll

Frosinone e pafat, Juventusi importon tre pikë 

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:28
Pamje nga ndeshja

Frosinone ka pësuar humbje në finish me rezultat 2:1 nga Juventusi, në takimin e javës së 17-të të Sere A.

Juventusi doli që të kthehet me pikë të plota në çastet e fundit.

Futbollisti Yildiz në minutën e 12-të me dinakërinë e tij mashtroi tre mbrojtës të Frosinones, nga afërsia e me goditje të fortë shënoi në këndin e djathtë të poshtëm, 0:1 për "Zonjën e Vjetër".

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-të, Baez barazoi rezultatin 1.1.

Në minutën e 81-të, Vlahoviq shënoi për fitoren e Juves.

Juventusi zë pozitën e dytë me 40 pikë, ndërsa Frosinone është në të 14-tin me 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat