Partizani luan ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Erzenit. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 18-të të Superiores dhe që zhvillohet të dielën, ora 17:00 në stadiumin “Air Albania”.
Në konferencën e zakoshme për shtyp para ndeshjes, foli trajneri i aktual i Partizanit Arbër Abilaliaj.
Abilaliaj kërkon sforco nga të tijët në ndeshjen përballë shijakasve. Gjithashtu ai mendon se Erzeni u jep mundësinë që të dalin nga situata që nuk përputhet me objektivat e Partizanit.
Sa e vështirë është ndeshja me Erzenin, pas euforisë së fitores në Superkupë?
“Ne kemi qenë falenderues kundrejt gjithë lojtarëve që bën ndeshje shumë të rëndësishme, sollën trofe shumë të rëndësishëm në klubin tonë. Aq dhe kemi kërkuar shumë vëmendje, kemi tërheq vëmendjen si mund të menaxhohet ndeshja nesër.
E dimë që do jetë e vështirë dhe pak rëndësi ka pozicioni në renditje, në momentin që nuk është se jemi duke kaluar momentin më të mirë tonin, në aspektin dhe të dëmtimëve por dhe të formës dhe të volumit të madh të ndeshjeve që kemi bërë.
Presim sforco të madhe nga gjithë lojtarët ditën e nesërme, për të shkuar te fitorja në kampionat sepse mos harrojmë në momentin që flasim kemi 6 barazime rresht në kampionat, kështu qe duhet të jemi të fokusuar te Erzeni sepse na jep mundësinë të dalim nga situata që nuk është aspak normale dhe e këndshme për objektivat që ka Partizani në fund të sezonit.”
A synon Partizani kreun e renditjes?
“Ne kemi parë gjithmonë aspektin e objektivit të klubi, të zhvillimit të lojtarëve, konsolidimin e grupit në harkun kohor të 1 viti futbollistik dhe ëahtë mëse e domosdoshme dhe është e nevojshme të shkojmë dhe luftojmë për vendin e parë.
Objektivi është ai se do të thotë skuadër më e ekuilibruar, skuadër që është rritur dhe zhvilluar po themi dhe nëpërmjet kësaj përfiton dhe ekipi. Pjesa më e madhe janë futbollistë të rinj dhe që nesër pasnesër mund të jenë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Objektivi është vendi i parë, duhet të synojmë sepse vetë procesi i lojtarëve duhet të kalojë nga synimi i vendit të parë.”
Vlerësimi i Abilaliajt?
“Po të bëja vlerësimin e një trajneri, do isha i kënaqur të kisha trajner që është diku 2 pikë për ndeshje. Nuk ka asnjë humbje. Statistika që kushdo që do synonte trajner do e kishte hapur derën kudo.
Në 2 muaj dhe 1 trofe, kam përshtypjen më mirë nuk bëhet. Duke pasur parasysh se Arbër Abilaliaj drejton, nuk synon trajner mendoj që në analizë të ftohtë kjo do ishte pakashumë. Statistikat flasin vetë, ka qenë sakrificë e madhe për t’i qëndruar projektit që kemi bërë.
Jam mëse i lumtur që kemi arritur ta konkretizojmë me 1 trofe këtë sezon. Besoj që 2023-shi ka qenë sezon perfekt në aspektin e trofeve dhe të zhvillimit të klubit në këto momente që flasim. Uroj dhe shpresoj që projektin që do nisim dhe me trajnerin e ri të jemi në hapat zhvillimit dhe përmirësimit dhe në 2024 sepse potenciali është i gjithi aty.
Në momentin që do punohet ashtu si duhet dhe mbështetja e klubit ka qenë e jashtëzakonshme, nuk ka arsye që të mos shkojmë drejt suksesit".