Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Inter - Lecce në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.
Skuadra vendase është lidere me 41 pikë kurse ajo mysafire renditet në vendin e 12-të me 20 sosh.
Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Guiseppe Meazza”.
Ylber Ramadani paraqitet titullar për Leccen.
Interi kryeson me 41 pikë e ka një më shumë se Juventusi.