Interi e bën detyrën ashtu siç e kishte paraparë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Leccen., në takimin e javës së 17-të të Serie A.
Futbollisti Ylber Ramadani u paraqit titullar për Leccen dhe Kristjan Asllani nga minuta e 75-të për Interin.
Bisseck shënoi në minutën e 43-të e Barella në atë të 78-tën, për fitoren e Interit.
Banda i Lecces u përjashtua me karton të kuq në minutën e 84-të.
Lecce u orvat maksimalisht por nuk ia doli t’i befasojë zikaltrit.
Interi kryeson me 44 pikë, ka katër më shumë se Juventusi në vend të dytë dhe Lecce është në vend të 12-të me 20 pikë të mbledhura.