Roma ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi, Napoli, në takimin e javës së 17-të të Serie A në futboll.
Napoli ka luajtur me një futbollist më pak në 24 minutat e fundit.
Futbollisti Politano është përjashtuar direkt me karton të kuq në minutën e 66-të.
Dy minuta pa përfunduar takimi, edhe Osimhen përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë duke mbetur pa dy lojtarë në fushë kampioni italian.
Pellegrini në minutën e 76-të ka shënuar për 1:0.
Lukaku në minutën e 90+4 thellon fitoren në 2:0.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard në radhët e Napolit.
Roma ngritet në vend të gjashtë me 28 pikë e Napoli në të shtatin me 27 sosh.