Dështimi për të akorduar penallti për Liverpool për shkak të prkjes së topit me dorë nga Odegaard në zonë është vërtet absurde. Në fund të ndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Arsenalit, një furtunë shpërtheu mbi arbitrin.
Me arsye të qenësishme, sipas imazheve, të cilat duken shumë të qarta. I tërbuar ishte edhe Jurgen Klopp, trajneri i “Reds”:
“E kam shqyrtuar episodin. Jam i sigurt se dikush do të vijë dhe do të më shpjegojë pse nuk ishte penallti, ngaqë topi i prek me dorë, por nuk e di se si. Si mka mundësi?
Nuk po them që arbitri mund ta ketë parë si duhet në fushë, sepse nuk e di ku pozicionohet në aksion.
Si mundet zotëria në dhomën e VAR-it të mos i shohë të gjitha këto dhe mos arrijë në përfundimin se ndoshta ia vlente që arbitri t’i hidhte një sy tjetër në monitor…”.