Ndeshja mes Egnatias dhe Tiranës do jetë e para për këtë të diel në Superiore, e vlefshme për javën e 18. Rrogozhinasit presin bardheblutë në 13:30, teksa sfida mes tyre pritet të dhurojë spektakël.
Për Egnatian mungesa të sigurta janë Fernando dhe Spahiu që kanë plotësuar numrin e kartonëve. Të dy janë pjesë e rëndësishme në skuadër dhe mbetet për t’u parë si do veprojë Tetova.
Dhe trajneri i Tiranës ka “dhimbje koke” para kësaj ndeshje. Kjo pasi Ahmataj duhet të improvizojë në Rrogozhinë, për shkak dhe të mungesave që ka.
Hasanit të ikur dhe lojtarëve të dëmtuar, u shtohen dhe Kaina me Najdovskin që kanë pasur shqetësime dhe me shumë gjasa do qëndrojnë jashtë formacionit. Më poshtë mund të shihni titullarët e mundshëm.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Kozi, Doka, Hoxhallari, Lulaj, Përgjoni, Deliu, Meta, Lushkja, Haxhiu, Abazaj, Latifi
Egnatia: Sherri, Fangaj, Xhemajli, Malota, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Mëllugja, Isgandarli, Paulauskas,Doukouo.