Tsimikas rrezikon 8 javë jashtë fushë së blertë, Saka kërkon falje

Futboll

Tsimikas rrezikon 8 javë jashtë fushë së blertë, Saka kërkon falje

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga ndeshja

Barazimin 1-1 me Arsenal-in rezultoi fatal për trajnerin Jurgen Klopp, i cili humbi një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm.

Ndërhyrja e Bukayo Saka ndaj Kostantinos Tsimikas, që përfundoi edhe më rrëzimin në tokë edhe  të teknikut gjerman, solli pasoja të rënda për mbrojtësin e “The Reds”.

Lojtari i Liverpool u dëmtua në minutën e 35’, ndërsa pësoi një thyerje të klavikulës, dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës së blertë për të paktën 6 deri në 8 javë.

Pasi ka marrë vesh këtë lajm, sulmuesi i Arsenal ka kërkuar falje: “Kam dëgjuar që Tsimikas ka shkuar në spital dhe padyshim dua t’i kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im. Për mua ishte 50/50 dhe shkova krah për krah me të. Ai duhet të ketë pasur një rënie e keqe. Unë nuk e kam pare, nuk mendoja se ishte faull”.

Tsimikas është i teti në listën e lëndimeve të Liverpool-it, duke iu bashkuar Alexis Mac Allister, Andy Robertson, Stefan Bajcetic, Joel Matip, Diogo Jota, Thiago Alcantara dhe Ben Doak dhe njëkohësisht duke e vënë trajnerin Jurgen Klopp në një situatë të vështirë, ndërsa është seriozisht në garë për titullin e Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat