Edhe një tjetër largim nga Voska Sport!

Futboll

Edhe një tjetër largim nga Voska Sport!

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 13:50
Pamje nga një ndeshje

Pas Bujar Hajdarit, ndodh edhe një largim tjetër nga rradhët e Voska Sport.

Bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri kanë ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin nigerian, Sikiru Olatunbosun.

Ky i fundit te Voska Sport erdhi verën e këtij viti si agjent i lirë, mirëpo nuk arriti që të bind trajnerin Radoviç. Olatunbosun u paraqit në 15 ndeshje, duke realizuar dy gola me fanellën e Voska Sport, një prej të cilëve në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit, kur edhe i siguroi fitoren, tashmë ish skuadrës së tij.

Olatunbosun gjatë karrierës së tij, përveç se kishte luajtur në vendlindjen e tij në Nigeri, ai kishte bërë karrierë edhe në Egjipt dhe në Turqi, aty ku kishte veshur fanellën e TuzlaSpor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat