Dhimbje koke për Piolin, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Fikajo Tomori!
Fikajo Tomori do të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në pjesën e dytë të ndeshjes Salernitana-Milan.
Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të tendinës në kofshën e djathtë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqezi pas kontrollove të kryera.
Piolit i shtohet dhimbja e kokës duke qenë se ka të dëmtuar edhe Malik Çau dhe Pier Kalulu.