Barcelona nuk do të kishte probleme në këtë sens

Futboll

Barcelona nuk do të kishte probleme në këtë sens

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:57
Juventusi

Drejtuesit e Barcelonës konfirmuan qëllimin e tyre për të hyrë në merkato me idenë për të gjetur dikë si Edgar Davidsi.

Për nga roli dhe prejardhja klubore, identiki përputhet me atë të Adrien Rabiosë, kontrata e të cilit me Juven përfundon në fund të sezonit aktual.

Deri më tani bisedimet e rinovimit nuk janë zhbllokuar dhe me gjasë, francezi do të kërkojë një ekip tjetër për sezonin 2024/25.

Mamaja e lojtarit, njëkohësisht edhe menaxhere, pret të studiojë ofertat që nuk mungojnë dhe mund ta transferojë të birin në një klub ku do t’i ofroheshin 7 milionë eurot që i siguron Juvja.

Barcelona nuk do të kishte probleme në këtë sens, me Rabionë që do të prekte 10 milionë eurot rrogë vjetore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat