28 vjet më parë Zhan-Mark Bosman duke çuar rastin e tij në gjykatë, ndryshoi përgjithmonë rregullin e transferimeve, por pavarësisht kësaj, futbolli i sotëm nuk ia njeh meritat. Ish-futbollisti belg, duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, ka deklaruar:
“Futbolli më detyrohet shumë, por dukshëm më ka falënderuar.
Në 25-vjetorin e çështjes time m’u bë një donacion që më lejon të jetoj, por mendoj që çdo kontratë duhet të më përfshijë edhe mua të paktën edhe në 0.001% së saj pasi rasti im përbën një revolucion, ashtu siç do të jetë Superliga.
Jam i lumtur për vendimin e gjykatës, por kjo është një gjetje e për të bërë biznes”.
I braktisur nga kolegët dhe institucionet, 59-vjeçari ka treguar se askush nuk interesohet për të. “Prej vitesh nuk kam marrë një telefonatë sepse për mbështetje as që bëhet fjalë. I vetmi që më ka kontaktuar duke më ndihmuar, ka qenë Adrien Rabio i Juventusit".