Chelsea nuk ia doli në terren të Wolves-it, duke pësuar humbje me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, u aktivizua nga minuta e parë për Chelseat.
Sulmuesi shqiptar është zëvendësuar në minutën e 59-të nga Modryk.
Broja është vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Mario Lemina i Wolves-it, me notën 7.9.
Pas javës së 18-të, Chelsea zë vendin e 10-të me 22 pikë sa ka edhe Wolves një pozitë më poshtë.