Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka dëshmuar formë të mirë dhe saktësi në konkretizimin e dy penalltive për ekipin e tij, Konyapor.
Skuadra e Konyaspor ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kayserispor-it.
Sokol Cikalleshi ka shënuar në minutën e 50-të dhe të 63-tën, të dyja nga penalltia.
Notat
Cikalleshi është shpallur futbollist i ndeshjes, me notë 8.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Te skuadra rivale më i miri është Majid Hosseini me notën 7.3.
Pas javës së 18-të në elitën e futbollit turk, Kayserispor është në vend të 4-të me 29 pikë e Konyapor i 15-ti me 18 sosh.