Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në podcastin e fundit i ftuar do të jetë futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Futbollisti i Lille në ligën e Francës do të tregojë për rrugëtimin e tij.
Bashkë me të do të jetë edhe babai i tij, Lul Zhegrova.
“Porcasti i fundvitit “Rruga e Re”: Rrëfimi inspirues i Edon Zhegrovës dhe babait të tij Lul Zhegrovës.
Nga fushat e shkollës Gjergj Fishta, tek përmballjet me Mbappen e Messin. ⚽️ Inspirim e krenari. Së shpejt”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.