Mbrojtësi i majtë i Realit të Madridit, Fran Garsia, komentoi se “nuk ka mënyrë më të mirë për të shpjeguar ADN-në” e skuadrës së bardhë se sa mënyra se si ata mundën Alaveshin të enjten (0-1, me një gol të Lukas Vaskezit në minutën e 92-të.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për të shpjeguar ADN-në e Realit të Madridit se sa situata ndaj Alaveshit.
Nëse ne fitojmë në fund, dhe një situatë e tillë përsëritet shpesh kjo nuk është më një rastësi.
Suksesi është në ADN-në e Realit të Madridit dhe kjo na shtyn të fitojmë edhe ato ndeshje që duken të komplikuara, siç ishte ndeshja ndaj Alaveshit”, ka komentuar ai në “Real Madrid TV”.
“E dinim rëndësinë që do të kishte për ta mbyllur mirë vitin dhe arritëm tri pikë shumë të rëndësishme”, shtoi ai.